Ministri Ahmetaj: Do hapim 150 mijë vende të reja pune, pagat deri 40 mijë lekë nuk do taksohen

Ahmetaj1

 

TIRANË

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, deklaroi se Shqipëria ia doli që ta mundë pandeminë.

Ahmetaj theksoi se do të hapen në vend më shumë se 150 mijë vende të reja pune, kurse shtoi se pagat deri 40 mijë lekë do të jenë të pataksuara.

“Shqipëria ka nisur ringritjen, pas dy goditjeve të mëdha. E mundëm pandeminë, jemi ne dhe Islanda në krye të renditjes. Tërmetin do e kemi në kujtesë, por do kemi banesa të reja, një jetë që vazhdon, me rritje të konsiderueshme ekonomike. Do ketë rritje të të ardhurave përmes punësimit.

Në mandatin e katërt, do kemi 150 mijë vende të reja pune, edhe më të paguara. Pagat deri 40 mijë lekë do jenë të pataksuara. Brenda mandatit të tretë, paga minimale do të shkojë 38 mijë lekë. Rritja e pensionit në vit do jetë 6 për qind. Do të rritet përfitimi i ndihmës ekonomike”, u shpreh Ahmetaj.

 

Next Post

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:

    Ju thoni prit gomar te dalin bare,ju vollte e plackitet slate para e pasuri pa vjedhur tani thoni pritni do shihni cfare do te bejme ne,ne kto 50 vitet e fundit qe do poshtrome shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com