Përkujtohet Bashkim Fino në Kongres/ E bija emocionon me fjalimin: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai, më solli në PS!

Screenshot 11

Përkujtohet në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS ish-kryeministri i ‘Pajtimit Kombëtar’ të Shqipërisë, Bashkim Fino.

Megi Fino, vajza e ish-kryeministrit ka mbajtur një fjalim i cili i ka emocionuar të gjithë të pranishmit.

Ajo zbulon se ka pasur vetëm një konflikt me të atin, pasi Fino kërkonte ta përfshinte në PS. Megi thotë se i ati ia doli, pasi me ikjen e tij e solli në familjen e PS për të mos u larguar më kurrë.

Tashmë Megi Fino është anëtarja më e re e PS, edhe pse e pranon se do e ketë të vështirë të mbushë sadopak boshllëkun që ka lënë i ati në parti.

‘’Të dashur shokë e shoqe,të babait tim të shtrenjtë. Siç e kuni njohur, ai jetonte në një familje të dytë, atë socialiste, nga e cila nuk u nda, dhe nuk na ndau asnjëherë, prej halleve dhe sfidave asnjë ditë të vetme. Ishte vetëm 30 vjeç kur në 1992 mori mandatin e parë të vendlindjes në Gjirokastër.

Një ndër ato plot gjëra që nuk ju harroj, edhe pse e ndjente peshën e madhe të përgjegjësive, ne u rritëm për të qenë shembullor në mësime dhe të sjellshëm me shoqërinë. Mbiemri jonë u bë shpejt i famshëm, kur e thirrën  në marsin e 1997. Isha vetëm 4 vjeç, sa më shumë rritem, edhe kuptoj sfidat e shoqërisë së re demokratike.

Kush rritet me një prind politika, është vetëm fëmija e i një babai e nëne që bën politikë. Sa e vështirë është ti gëlltisësh fjalët e këqija për të, apo sa ta rruash veten nëse abuzon me mbiemrin tënd, për të fituar gjëra që fitohen vetëm me mund.

Babai u kujdes gjithmonë që mos e harronim vlerën e punës, modestisë. U përpoqa gjithnjë tia kthej kujdesjen, përkushtimin, me nota të mira.

Sot është dita tiu rrëfej një secret. Ai e donte kaq shumë këtë familje, sa donte të bëhesha pjesë e PS. Na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve në parti. Pas diplomimit në drejtësi, unë u ktheva në Shqipëri, por nuk u dorëzova që të angazhohesha në aprtinë që e kemi pasur në familje. Hyra në sektorin privat, dhe më pas në një kompani telekomunikacioni. U rrita profesionalisht për tu angazhuar në organizata ndërkombëtare. E munda babain në konfliktin, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS. Miq të shtrenjtë të babait tim, mbase nuk do arrij të mbush boshllëkun, por ju garantoj se do jem modestisht me ju, për ju, e për Shqipërinë që duhet ta bëjmë të denjë. Siç thoshte, po nuk e bëri PS, kush do e bëjë. Përgjigjia mbetet e njëjtë, asnjë tjetër. Do të përpiqem me gjithë zemër t’ju a fitoj zemrën. Anëtarja më e re e PS, Megi Fino.’’- tha vajza e Bashkim Finos.

Pas fjalimit të Megi Finos, Gramoz Ruçi kërkoi 1 minutë heshtje për të gjithë ish-kontribuesit që kanë ndërruar jetë dhe nuk janë sot në 30-vjetorin e Partisë Socialiste. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com