Testi i Matematikës ka bërë që maturantët të dalin në rrugë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit këtë të shtunë, për shkak të pakënaqësisë në lidhje me modelin e testit me të cilin janë përballur.
Të rinjtë kanë bllokuar paraditen e sotme Rrugën e Durrësit, duke u ulur në shesh përpara ministrisë dhe paralajmërojnë bojkot të testit të radhëës nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen.
E kërkesa e tyre lidhet pikërisht me uljen e pikëzimit pasi sipas tyre provimi ishte shumë i vështirë.
Pyetjes së gazetarit të News 24 se çfarë po kërkoni përmes kësaj proteste, disa maturantë iu përgjigjën kështu:
“Uljen e pikëzimit se provomi ishte tepër i vështirë. Ky ishte test universitar.
Kjo është mënyra jonë. Duam vlerësim”.