Një ditë pas provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore, ku maturantët pretenduan se pyetjet ishin shuëm të vështira, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat.
Përfaqësuesja e QSHA-së tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ndërsa shtoi se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi.
“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit. S’ka asnjë gabim shkencor. Sa i përket asaj që thonë; e përkthyer. Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që; ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar.”, tha përfaqësuesja e QSHA-së.
Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore tha se do të shihen të gjitha pyetjet dhe do të bëhet një analizë në bazë të rezultatit të nxënësve. Ndërsa shtatë maturantë janë kapur me celular gjatë provimit të Letërsisë
“Shtatë prej maturantëve deri më tani janë identifikuar si shkelës të rregullave të provimit të Maturës. Ata janë kapur me celular brenda provimit dhe teza e tyre nuk do të korigjohet dhe nuk do të merret parasysh, edhe nëse i kanë plotësuar të gjitha. Jemi ende në proces e siper për korigjimin e fletëve.”
g.kosovari
Testi duhet te jete per te gjitha nivelet,Jo te thuhet,kishte ushtrime edhe te nivelit mesatar.Kjo tregon se testi qe vetem per nxenesit e mire qe lapin 5% te maturante e ne shkalle vendi.Po 95% e maturante e?!! Cdo te
beninn? Si do ti vleresoni Ju ?!! Thirrini mendjes Punoni 1 vit per ate test.