250 krerë bagëti në pronësi të një bujku në zonën e Mirditës, kanë ngordhur pasi janë goditur nga rrufeja pasditen e djeshme. Krerët e bagëtive kanë qenë në pyll kur kanë nisur rrufetë dhe i kanë vrarë të gjitha.
Fatmirësisht, blegtorja Prena Buraku nga fshati Zajs i Mirditës nuk është lënduar vetë, por dëmi që i është shkaktuar i madh.
Foto nga bagëtitë e vrara nga rrufeja në Zaj të Mirditës./m.j