Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se mund edhe të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, lidhur me këtë deklaratë u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë.
Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë.
“Unë i kam kërkuar z.Berisha privatisht, në 2017-ën që ai të rikthehej. Kam qenë edhe publike në deklaratat e mia për rikthimin e tij në PD që ta ringrinte edhe njëherë sepse po shihja mënyrën se si po qeverisej partia.
Dhe ai gjithmonë më thoshte që unë e kam mbyllur. Jam larguar dhe nuk marr vendime, por ju vazhdoni luftën brenda institucioneve dhe forumeve të partisë. Dhe unë këtë bëra.
Mbrëmë mesazhi i tij ishte shumë i qartë për mua, që ai është i pakënaqur me drejtimin e partisë. Për këtë arsye ai është i gatshëm që të bëjë dhe një sakrificë të tillë që të shkelë mbi ato parime që ai ka vendosur para disa kohësh, që është largimi nga skena politike nga drejtimi i partisë.”
/a.rada
Hahaha keta te kenaqin.
Ja pra te dashur shqiptare qe keta ne PD jane te gjithe njesoj. Te gjithe nen ombrellen e Berishes. Per aq kohe sa asnje nga kandidaten nuk ben ndarjen perfundimtare, per mos thene edhe perjashtimin nga grupi parlamantar te PD pas deklarimit nga SHBA person “non grata” per Berishen, PD do te vazhdoje te jete ne opozite. Dhe per fat te keq te saj dhe te shqiptareve, mos te kete rotacion ne pushtet. Per fat akoma me te keq, PD me Berishen dhe frymen berishiste ne gjirin e saj, eshte opozita me destruktive. Keta duke pranuar Berishen, pranojne dhe vjedhjet qe ka Berisha dhe familja e tij ne kurriz. As sa per sy e faqe dalin kunder Berishes. Edhe tani pasi SHBA e ka shpallur person te padeshirueshem. Gjynah, PD.., gjynah Shqiperia dhe shqiptaret!