Partia Demokratike me sa duket është ndjerë keq nga zgjedhja sot e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Ish ministri i Jashtëm dhe deputet i zgjedhur i PD Tritan Shehu në vend që të përshëndesë këtë sukses të rëndësishëm të Shqipërisë, pasi nuk është vetëm i mazhorancës, ka deklaruar se mund të keqpërdoret nga Edi Rama siç bëri me Presidencën e OSBE.
Postimi i plotë i Shehut:
Zgjedhja e Shqiperise si Antare e Perkoheshme e Keshillit te Sigurimit, nje mundesi reale, por qe nuk duhet keqperdorur si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera.
Shume pozitive kjo hapesire e re per vendin tone.
Por qe nuk duhet te kete fatin e shume mundesisve te tjera te mepareshme te diplomacise sone.
Dhe as duhet te kthehet ne nje hapesire improvizimesh, teatralitetesh personale a rolesh jo adeguate, gabimesh trashanike prej lidhjeve okulte te Rames e kesaj qeverie, sic ka ndodhur prej 2014-te qofte kjo ne nismat e qendrimet tona Rajonale, te daljet nga realiteti e “mega rolet” e tij ne periudhen e kryesimit te OSBE, apo shume raste te tjera.
Vecanerisht desheroj te permend gabimet e renda ne Asamblene e OKB, konferencen Islamike etj, kur per shkak te disa lidhjeve e kondicionimeve te pa perputheshme me interesat tona, u mbajten qendrime a u votua diametralisht kunder pozicioneve te ShBA per ceshtje te sigurise globale, apo te lidhura me me gjendjen e Lindjes se Mesme.
Rama duhet te kuptoje se pavaresisht disa “preferencave” e atyre lidhjeve te tij, vecanerisht tashti ne Keshillin e Sigurimit, per ceshtjet e sigurise globale e per zonat e veshtira e te “nxehta” ne Bote, vendi yne duhet te ndjeke krejtesisht politiken e ShBA, si garanti kryesor i paqes e stabilitetit kudo./m.j
Rasti per te kujtuar preshin heroik!