Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja në fshatin Pogdorie.
Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin.
Autori Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.
Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.
/b.h