Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra ditën e sotme lidhur me temën e shkarkimit të Presidentit Meta, me 104 vota pro nga Kuvendi i Republikës.
Duke four për Faxnews, ai tha se në Kuvend votuan disa fytyra të fëlliqura pasi iu hodhi Rama një kockë ta lëpinin, duke hedhur kështu akuza se deputetët kanë marrë para për të votuar pro shkarkimit.
Sa i takon arsyes së shkarkimit, Vasili tha se Kuvendi u bazua vetëm në retorikën e Presidentit dhe jo në veprimet e tij kushtetuese.
Petrit Vasili: Ky parlament batakçinjsh që ka votuar ligje nga më të ndryshmet që i kushtojnë shqiptarëve qindra-miliona euro, nuk e ka hiç problem të bëjë një votim të çmendur si ky që bëri për Presidentin.
Ishin një grup njerëzish që nuk artikulonin dot një argument për shkarkimin e Metës. Ai u gjykua për retorikën, për opinionet dhe jo për veprimet. Veprimet e tij janë ato që e masin Presidentin, jo deklaratat.
Kampioni i deklaratave të fëlliqura mbetet Edi Rama. Ai e ka futur standartin e të folurit ashpër dhe banalisht në institucione shtetërore.
Parlamentarizmi dje ka marrë një damkë shëmtie. Rama u hodhi atyre fytyrave të fëlliqura një kockë që ta lëpinin./m.j
Po ku ka me ndyresire se ti o kerme!