Sali Berisha më shumë se për fatin e vet, duket se është i trembur për atë që mund t’iu ndodhë fëmijëve të vet, duke e ditur se çfarë kanë bërë.
Ai ka dalë mbrëmjen e kësaj të enjte në televizionin e të birit, për të thënë se çfarëdo që kanë bërë fëmijët e tij, e ka bërë ai vetë, për të marrë kështu përsipër përgjegjësinë për ato që kanë bërë Shkëlzeni me Argitën.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Sali Berisha e thotë këtë gjë, çka tregon për frikën që ka për atë që mund t’ju ndodhë fëmijëve të vet, kur ai të mos jetë më.
“Unë kam një projekt. Në një kohë kur po mendoja për një projekt, më del një projekt tjetër përpara. Për mua si person nuk ka pasur ansjë akuzë për korrupsion.
Familjarët e mi, duke qenë se unë u zotova në vitin 2005 se nuk do të ketë proces ndaj gazetarëve, e shtriva edhe te familjarët e mi.
Dhe ata nuk kanë paditur asnjë gazetar.
Duke qenë se politikanët merrnin shpifjet e gazetarëve dhe i qarkullonin, ata kanë paditur politikanët dhe i kanë fituar të gjitha gjyqet.
Dhe unë kam një postulat. Çfarë do që të kenë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë. Nuk e thotë kush tjetër këtë.
Dhe po të nxjerrë dikush një fakt për fëmijët e mi, cilido, e ka bërë Sali Berisha. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji.
Sepse në mënyrë absolute nuk kanë marrë një qindarkë. Përvce tre muajve rrogë që ka marrë djali im në një ndërmarrje publike ku ka ardh dhe ka ik, nuk ka marrë në jetën e tij asnjë qindarkë nga fondet publike, tendera publik, as nga kompani që kanë marrë tendera publike.
Nëse marrëdhëniet e tyre kanë qenë privat-privat, këtu nuk jemi në Korenë e Veriut”, tha ai.
Vetëm se fëmijët e tij nuk i akuzojnë se kanë marrë si punonjës shteti, por se kanë përdorur të jatin për të firmosur aferat e tyre, siç ishte rasti i Gërdecit.
/tema