Mijëra grekë marshuan në Athinë kundër planeve të qeverisë për ligjin e punës. Sindikatat më të mëdha të sektorit publik dhe privat të Greqisë organizuan një grevë një ditore që solli bllokimin e portit të Pireut dhe anijeve të vogla të peshkimit.
Sipas punëtorëve ligji i ri do të minojë të drejtat e punëtorëve dhe do të bëjë që punëdhënësit t’i mbajnë ata me orë më të gjata në punë.
Me bandelora ku shkruhej “Duam ditën e punës 8 orëshe” mbi 10,000 njerëz u bashkuan tubimit jashtë parlamentit, i cili pritet ta votojë projektligjin këtë muaj.
Në Maj qeveria e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis tha se masat do të modernizonin ligjet e vjetruara që datojnë dekada më parë. Kritikët thonë se qeveria po kërkon të rrisë 8 orë pune në 10 orë, të heqë marrëveshjet kolektive, si dhe ta bëjë më të vështirë thirrjen e grevave.
Partia e krahut të majtë Syriza deklaroi se projektligji ishte një monstruozitet dhe i bëri thirrje qeverisë ta tërhiqte atë.
Projektligji parashikon gjithasshtu edhe krijimin e një karte dixhitale të punës për të monitoruar punonjësit në kohë reale, si dhe për të rritur orët shtesë të punës ligjore në 150 orë në vit.
/a.r