Nga Ilir Yzeiri
Një nga format më agresive të kalbjes së një shoqërie është korrupsioni i elitave, deformimi që ndodh në mendime dhe përpjekja për të ndërtuar realitete të rreme, për t’u bërë avokat i së keqes dhe përpjekja për ta justifikuar vrasjen me dëshirën e mirë siç bënte Raskolnikovi i Dostojevskit të « Krim e ndëshkim ».
Pikërisht këtë gjë po bën Lulëzim Basha dhe disa ndjekës fanatikë të tij që tani po dalin hapur në mbështetje të ideve që janë kundër interesave të shqiptarëve.
Nëse ju kujtohet, para disa ditësh, Lulëzim Basha takoi një ministër gjerman dhe gjatë gjithë takimit me të volli vrer kundër Shqipërisë duke i thënë atij ministri se Shqipëria nuk e meriton të çelë bisedimet, sepse Shqipëria është vend i krimit, i bandave, i masakrës elektorale dhe i një mijë e një të zezave.
Të njëjtën,gjë përsëriti sot edhe Jorida Tabaku. Sipas këtyre politikanëve të mbrapshtë, Shqipëria është prona e Edi Ramës dhe këta janë të shpronësuarit prej tij dhe tani duan të na tregojnë neve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata nuk e njohin këtë vend, se ata derisa të rrëmbejnë çelësat e kësaj prone do të vjellin vrer për këtë vend dhe do ta paraqitin Shqipërinë se Kongon e Europës. Po ç’punë ka Shqipëria e shqiptarëve me Shqipërinë e Edi Ramës që këta zotërinj e shohin në ëndrrat e tyre makabre?
Është e neveritshme. Është për të ardhur keq, por kjo që po ndodh është verifikimi i asaj që thonë filozofët e politikës se kur idetë e vjetra regresive përaqfohen nga të rinjtë atëhere rreziku është më i madh. Për fat të mirë, në Shqipëri tani është krijuar një frymë tjetër dhe Tabakun e Bashës nuk e beson më as një pjesë e mirë e drejtuesve të PD-së.
Megjithatë, në ato takime ku këta vjellin vrer kundër Shqipërisë, është mirë të shtohet edhe një ose disa fraza të tjera. Kjo Shqipëri, deri dje vërtet nuk e meritonte të çeleshin negociatat, por jo për shkak të Edi Ramës, por për shkak të babit tuaj shpirtëror Sali Berishës që tani është damkosur me vulën më të errët si i korruptuar dhe si minues i demokracisë.
Shqipëria ka shumë probleme, por vlerat e saj po ia ulin njerëz si ju që kanë zaptuar opozitën për t’u pasururar dhe për të shtuar vilat në brigjet shqiptare. Kjo Tabaku që sot thotë se Shqipëria nuk e meriton të çelë negociatat, para disa kohësh u bë objekt i medies pse bleu një vilë në një breg deti te ai pronar që po ndërton shkollën «Sami Frashëri» ku kjo zonjë shkonte dhe i bënte presion dhe e akuzonte për korrupsion.
Pas denoncimeve të saj shpërblimi i erdhi me një vilë në nje breg deti që për çudi ishte nga i njëjti pronar. Këtë rrugë ka ndjekur edhe kryetari i sektit PD-ist, ai që konkurentët e tij në PD e akuzojnë se është bërë si Ramiz Alia. Lulëzim Basha ka blerë jo një, po katër vila.
Ju kini të drejtë. Kjo Shqipëri që ju lejon ju të bëheni me vila e me pasuri duke mos punuar asnjë ditë dhe duke qenë në opozitë, vërtet nuk e meriton të çelë negociatat.
SOAKU duhet te hape dishet e Lul Bashes dhe Tabakut dhe te shofim se kush ja bo krime