Kërkesa e komunitetit LGBTQI për të hequr fjalët “nënë” dhe “baba” nga fjalori ka shkaktuar reagime të ashpra.
Deputeti Andi Përmeti u pozicionua kundër kësaj kërkese, duke deklaruar se po ndërhyhet në jetën e gjithsecilit. Sipas tij, kjo gjë nuk duhet të merret me shaka.
“N.q.s. deri më sot nuk kam pasur asnjë kundërshti ndaj këtij komuniteti, përkundrazi kam menduar gjithmonë që janë në të drejtën e tyre, sot ata kanë ndërhyrë dhunshëm, frikshëm dhe në mënyrën më abuzive të mundshme në jetën time dhe të gjithkujt. Ata kërkojnë të hiqet fjala nënë dhe fjala baba. A thua që në botë i ka sjellë lejleku? Kjo është e tepërt dhe nuk ka të bëjë me ta, se çfarë ata bëjnë, si jetojnë, me kë jetojnë, a ndihen të persekutuar a jo? Këtu janë ata që po tentojnë të na persekutojnë ne, me forcën dhe dhunën më të madhe, duke kërkuar të relativizojmë gjithcka Perëndia dhe natyra ka krijuar: familjen, nënën, babain. Kjo është e tepërt dhe nuk mund të merret me shaka. Jo kjo. Ata kanë nënë e baba. Ata kanë familje dhe padiskutim kanë të drejtë të krijojnë familjen e tyre, si ata e mendojnë, si ata e ndjejnë, por pa u lejuar për asnjë çast të ndërhyjnë dhunshëm në familjen time, në familjen e çdo shqiptari. Nuk ka për të guxuar kush të detyrojë djalin tim mos i thërrasë nënë, nënës së tij dhe mua, baba. Kjo tejkalon çdo kauzë.”
/a.r