Drogë me vlerë 200 mijë euro është kapur në një kamion ‘’MAN’’ me targa shqiptare në Prilep të Maqedonisë së Veriut.
Policia maqedonase ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për 50 kg marijuanë të sekuestruara teksa zbulohet se destinacion kishte Greqinë.
Për më tepër shoferi shqiptari tentoi të korruptonte policët para për të mos kryer kontroll, por më pas iu gjetën 2 qeset me sasinë e drogës.
“Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuhanë pe peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thotë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
g.kosovari