Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.
PD e ankimoi vendimin e KAS, për mos shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark.
Kolegji nuk pranoi kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, si të pabazuar në prova dhe në ligj me arsyetimin se shkaku i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore.
Sipas Kolegjit LSI kishte dije për këtë seancë dhe ta përcaktonte një përfaqësues.
/b.h