Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se PD s’e ka vendosur ende nëse do të futet në Parlament në shtator.
Kjo, pasi sipas tij, të gjitha mandatet e PS-së janë vjedhur, ndërsa mandatet e PD-së janë të pastra.
Ai thotë se nuk mund të qendrojë në një sallë me Taulant Ballën, pasi ai përfaqëson shqiptarët, ndërsa Balla kriminelët.
“Për fat te keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.
Aktualisht nuk ka një vendim për këtë cështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend.
Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator.
E sigurtë është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri.
Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar.
Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit.
Është një vendimarrje që do të duhet të mëndohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njëytën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve”, tha ai.
g.kosovari