Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga një shtetase, e cila po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.
Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, e cila sqaron, se ky aksion është finalizuar nga Forcat Shqiponja dhe Agjentë të Trafikut.
Mësohet se drejtuesja e mjetit, që po transportonte emigrantët, është shoqëruar në komisariat, e bashkë me të, edhe shtetasit e huaj.
Gruaja, është ndaluar nga policia në afërsi të fshatit Potgorie, teksa po tentonte të kalonte emigrantët përtej kufirit.
/b.h