Pas shkarkimit me 104 vota pro nga Kuvendi, ka ardhur edhe reagimi i Ilir Metës.
Presidenti ka nxjerrë zëdhënësin e tij që të sqarojë gjendjen emocionale.
Tedi Blushi sqaron publikun se Ilir Meta është zero i shqetësuar dhe më i motivuar se kurrë që të mbrojë Shqipërinë nga tradhtarët.
“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!
Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.
Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!
Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.
Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore” – thotë zëdhënësi i Shkëlqësisë së Tij, zotit Ilir Meta.
/JavaNews/a.r
Opo kjo eshte te kesh dy bythe nje ta mbash e nje ta cash.Ketij qelbesdire ju kapen antaret e simpatixantet e tij,kandiodatet per deputet duke shitur e blere vota dhe ky pa moral flet per masaker zgjedhore.Qerojeni nje here e mire kete derr katunari
Hë, fol ti. Ky muti i Skraparit flet per masakër zgjedhore kur te vetmit shkaktare jane anëtarët e lsi-se.
Na fëlliqi e na lodhi.
Të dënohet e të zhduket njëherë e mirë nga skena politike ky maskara