Mes ironisë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se presidenti Ilir Meta nuk përfaqëson më unitetin e popullit shqiptar, siç është dhe misioni i presidentit të Republikës.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ndihet i keqardhur, ndërsa shtoi se sot Ilir Metën, dikur me FRESH-in, u mbrojt në sallën plenare të Kuvendit nga dy ballistë.
“Pas fjalës së Murrizit, nuk do të hyja në replikë, por shumë nga ato që tha të jeni i sigurt se deputetë grupit të PS-së e kanë mbështetur këtë komision hetimor. Jam krenar që në krye të këtij grupi parlamentar, asnjëherë grupi i PS nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë. Një vendimmarrje që kemi marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, dhe natyrshëm që ky grup do të votojë pro shkarkimi të zotit Meta. Për të cilin i bashkohem asaj që tha zoti Majko, edhe për shkak të viteve të gjata të njohjes dhe punës së përbashkët. Jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president Republikë dhe pse unë jam një prej deputetëve që në 28 prill të 2017-ës e kemi mbështetur zgjedhjen e tij. Musa Ulsniqi ka qenë në sekretariatin e votimit ku meta mori 87 vota pro dhe 2 vota kundër.
U zgjodh president por që për fat të keq, dhe këty jam i gatshëm që sfidoj gjithkënd, por le të më thotë dikush që Ilir Meta përfaqëson unitetit kombëtar shqiptar sot. Ky është neni i parë i kushtetutës. Nëse ndonjë këtu më bind ose bind shqiptarët që Ilir Meta përfaqëson unitetit, bujrum. Ai nuk përfaqëson më as unitetin e popullit dhe as unitetin e opozitës pas 25 prillit. Halli i Lulit nuk është shkarkimi, por më mirë Ilir Meta të rrijë president se sa t’i shkojë atje në PD. Ta mbroni Lulin që mos t’i shkojë njeri tjetër kandidat PD-je. 3 gjera ranë në sy sot. Ish-freshisti jonë sot në procedurën e shkarkimit u mbrojt me votë hapur nga dy ballistë. Ky është zhvillim pozitiv për historinë politike të Ilir Metës. E nisi rrugën politike si antifashist i betuar dhe përfundoi duke mbrojtur nga kreu i grupit të Ballit Kombëtar dhe të Ballit Demokrat. Meqë e kishte ftuar sot Ansamblin e Dibrës për t’i bërë karshillik Kuvendit si ai xhaja tek Koncert në vitin 36, më lejoni të them se shpresoj që ky ansambël mos të ketë kënduar këngën e Hajerdin Pashës. E thash me keqardhje që PD dhe lidershipi i saj nuk ditën të mbajë një qëndrim të saj që i bën dëm Shqipërisë. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë prej sot e tutje president i republikës. Dua ta them me bindje se askush më parë në historinë e vendit se ka përdhunuar më shume se kaq institucionin e Presidencës, se sa Ilir Meta.”, tha Balla.
/b.h