Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me Urdhrin Ekzekutiv të miratuar dje nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ku autorizohen sanksione ndaj personave të përfshira në aktivitete destablizuese, korruptive dhe anti-demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Ambasada amerikane thotë se urdhri “është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike”, ndërsa e konsideron “një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”.
“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët“, shkruan amabasada e SHBA.
g.kosovari