Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka martuar vajzën Dorotheas.
Ceremonia është zhvilluar në Kishën Ortodokse të Tiranës.
Ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi ka publikuar disa pamje nga festa.
Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas.
Ish-boksieri ka shkruar krahas fotove:
“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”.
/a.r