Asnjë rast i variantit indian të Covid-19 nuk është izoluar në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se po mbajnë nën kontroll situatën. Edhe pse ka patur dyshime analizat laboratorike nuk kanë konfirmuar ende asnjë rast pozitiv.
“Deri tani nga ana epidemiologjike raste të dyshuar ka por asnjë sinjal i veçantë në vendin tonë për qarkullimin e këtij mutacioni”.
Varianti indian ka si karakteristikë transemtueshmerinë më të lartë.
“Mendohet se është 5-% më i transmetueshëm se varianti britanik i cili vetë ishte 50 deri 100% më i transemtueshëm se sa varianti origjinal”.
E sa i takon simptomave, varianti indian është gati i ngjashëm me virozat stinore.
“Ka raste që nuk paraqiten me temperaturë dhe kollë dhe gati ngatërrohen me viroza stinore”.
Ekspertët mendojnë se edhe ky variant mund të frenohet me anë të vaksinës, por ende nuk ka të dhëna të sakta. Ndërkohë që një ditë më parë, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë fqinje konfirmuan rastin e parë të mutacionit indian apo i njohur ndryshe edhe si version delta.
/a.r