Gigio Donnarumma do të luaj në “Euro2020” duke e ditur të ardhmen e tij. Në këtë pikë nuk kanë më asnjë dyshim mediat italiane, portieri i përfaqësueses italiane do të transferohet në Paris aty ku ka gjetur akordin total me presidentin Al-Khelaifi.
PSG arrin në këtë mënyrë të thyej konkurrencën e Juve dhe Barcelonës, dy klube gjithashtu të interesuar për shërbimet e ish gardianit kuqezi. Gigio do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 12 milion euro në sezon plus bonuse të lehta për tu arritur.
Mino Raiola arrin të marrë atë që kërkonte për Donnarumma por dhe për veten e tij pasi bëhet fjalë për një komision prej 20 milion euro që shkojnë në xhepat e agjentit të famshëm.
Sezonin e ardhshëm, Gigio do të luaj në një skuadër me yje si Mbappe e Neymar, me objektivin e qartë, të triumfojnë në Champions League. PSG ka nisur të projektoj një sezon të madh pasi në kryeqytetin francez do të zbarkojë edhe Wijnaldum me holandezin që ka firmosur një kontratë deri në 2024. Objektivi i radhës i Leonardos është anësori i Inter, Hakimi, për momentin zikaltërit kanë refuzuar ofertën e parë prej 60 milion euro.
g.kosovari