Anëtarët e Partisë Demokratike më 13 qershor do të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë dhe në garë për këtë janë kryetari aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.
Analisti Plator Nesturi, në studion e Euronews Albania thotë se gara e kandidatëve duket e sforcuar pasi sipas tij nuk pati kohë të mjaftueshme që të përgatiteshin për të paraqitur një platformë konkrete para mbështetësve.
Analisti i njohur u shpreh se nëse Lulzim Basha fiton garën e brendshme, Partia Demokratike pas 13 qershorit do të jetë më e dobët. Ai beson se fituesi i garës në partinë më të madhe opozitare është e paracaktuar.
“Në shumë aspekte them se po. Mendoj se dhe kandidatët e tjerë kanë luajtur jo qartë, janë futur në një garë të imponuar. Mendoj se do jetë më e dobët”, tha ai për Euronews.
/b.h