Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit.
Sipas mediave vendase, lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se pacienti ka qenë i hospitalizuar në një spital privat.
“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.
Më tej ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në tërë vendin.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 155,417 raste të reja dhe 5,455 viktima nga Covid-19.
/b.h