Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën. Raportohet se vëllai ka vrarë motrën. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi”, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat.
Mësohet se viktima është Diana Vuka, rreth 50 vjeçe. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje kriminale është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Burime nga policia bëjnë me dije se Gramoz Memaj, rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi i hetimit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.
/a.r