Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast vdekje. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.
Në total numri i rasteve aktive është 1.198. Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1.647 vaksinime antikovid.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 80.126 vaksinime.
/a.r