Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj inkurajon qytetarët që të dërgojnë pyetje në platformën ndihma juridike falas.
Ajo shprehet se “inkurajoj të gjithë qytetarët në kërkim të këshillave ligjore, të dërgojnë pyetjet e tyre në çdo kohë tek www.juristionline.al ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 1010”.
Gjonaj publikoi dhe një shembull konkret nga rubrika informative me pyetje nga qytetarët që kërkojnë Ndihmë Juridike Falas shoqëruar me përgjigjen e ekspertëve të platformës juristi online.
Pyetja e qytetarit: Doja të dija se çfarë hierarkie qëndron rregullorja e BE-së në krahasim me ligjin shqiptarë? A është mbi apo nën ligjin tonë kombëtar?
Përgjigjja: Hierarkia e normave të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga neni 116 i Kushtetutës. Aktualisht, rregulloret e Bashkimit Europian, apo aktet të tjera në kësaj organizate ndërkombëtare nuk kanë fuqi juridike në Republikën e Shqipërisë, pasi në ende nuk jemi një vend i BE-së, Si të tilla, ato nuk vendosen fare në hierarkinë e normave. Në çdo rast referuar traktatit të BE-së dhe praktikave të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, aktet juridike në BE-së kanë përparësi kundrejt akteve juridike të brendshme dhe zbatohen drejtpërdrejt në sistemin kombëtar.
/a.r