Bota është duke vazhduar të jetë nën kthetrat e koronavirusit duke shënuar thuajse të njëjtin numër ditor viktimash, rreth 10 mijë, ashtu si në muajt e pikët, nëntor-mars.
Për më tepër nuk duket të ketë rënie as në shifrat ditore të infektimeve të reja që janë jo më pak se 400 mijë. Megjithatë ka një lajm të mirë, pasi është ulur ndjeshëm numri i personave nën terapi intensive, rreth 2 deri tre herë më pak se në muajt e pikët.
Ja si është situata e plotë me koronavirusin e ri Sars-Cov-2 nga nisja e pandemisë më 30 dhjetor 2019 e deri sot më 6 qershor 2021.
Në total, 210 vende të botës kanë raportuar deri tani 173,776,185 persona të infektuar me virusin Covid-19, raporton noa.al.
Ndër ta, kanë humbur jetën 3,737,716 të sëmurë ose 2 për qind.
Janë shëruar 156,664,517 njerëz.
Janë ende aktivë 13,373,952 persona. Ndlr ta, 13,286,538 ose 99.3% janë në kurim e sipër. Kurse 87,414 ose 0.7% janë në gjendje kritike për jetën.
Por si është situata ditore aktualisht? Noa.al ka analizuar të dhënat e 24 orëve të fundit më të gjithë botën dhe më tej është ndalur në disa nga shtetet duke jua sjellë të detajuara më poshtë.
Vetëm dje në të gjithë botën u raportuan 400.050 të infektuar të rinj me Covid-19.
Numrin ditor më të madh të të infektuarve të rinj e ka India me mbi 114 mijë raste. Gjithsesi, ka një rënie shpresëdhënëse pasi disa ditë më parë ishin rreth gjysmë milioni të infektuar çdo ditë në vendi me afro 1.5 miliardë popullsi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë shumë të prekur me mbi 11 mijë vetëm dje.
Turqia dhe Franca, më shumë se 6 mijë raste ditore dhe Britania e Madhe 500 më pak edhe pse atje janë vaksinuar më shumë njerëz se kudo në botë.
Italia regjistroi 2436 raste të reja, kurse Greqia 932. Maqedonia e Veriut kishte 29 raste dhe 32 të tjera, Mali i Zi.
Po dje u raportuan 9278 të vdekur në gjithë botën, kryesisht në Indi, SHBA, Brazil, Rusi, Argjentinë, Turqi, Rumani, etj.
Greqia regjistroi 35 të vdekur dhe Italia 57 të tjerë.
Është e qartë që trendi i Covid-19 është në rënie në pjesën më të madhe të botës. Por vende si Shqipëria kanë arsye të fortë të përfshihen nga ankthi për ndonjë valë të re, pasi ndryshe nga tërë Evropa lejon këdo të futet pa tampon dhe pa kontrolle të tjera që lidhen me koronavirusin.
/a.r