Krimi që ndodhi në Tiranë, po hetohet me intensitet dhe prokuroria ka arritur në përfundimin se babë e bir Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, kanë bashkëpunuar në vrasjen e dhëndrit, Kudret Saliaj.
Burime nga prokuroria e Tiranës thanë se nisur nga akuzat do të kërkojë të hënën në gjykatë, masën e sigurisë arrest me burg pa afat për dy të dyshuarit.
Hetimi ka nxjerrë ndërkohë, detaje të reja për atë që ndodhi pardje te lokali pranë Gjykatës së Tiranës ku u vra Kudret Saliaj dhe u plagos avokati i tij, ish prokurori Adriatik Cami.
Sipas burimeve Dhurata Saliaj, bashkëshorja e viktimës dhe në proces divorci, ka qenë e pranishme përreth lokalit ku ka ndodhur ngjarja.
Ajo kishte një mision, të luante rolin e vëzhgueses duke e informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e Kudretit.
Duke ndjekur të shoqin, Dhurata ka njoftuar babain e saj se Kudreti gjendej në lokal.
Kjo shërbeu që Mexhiti të afrohet me armë në dorë dhe të shtijë drejtpërdrejt aty ku i tha e bija, janë tavolinën ku Kudreti gjendej bashkë me avokatin.
Në dëshminë që Dhurata ka dhënë pas ngjarjes, justifikon krimin e ndodhur, me pretendimin se ka pasur konflikte me ish-bashkëshortin dhe kanë qenë të kërcënuar familjarisht prej tij.
/a.r