Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e se premtes në fshatin Tregan të Elbasanit.
Klan News raporton se një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt dhe një person ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se një nga pasagjeret është hedhur nga autobusi për të shpëtuar, por pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit dhe po merret në pyetje për të qartësuar situatën.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj.
/a.r