Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.
I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.
Po nëse e thërret, a do të shkojë në SPAK? “Pa diskutim. Le të thërrasë një mijë herë” tha ai.
Po nuk ke frikë?
Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.
/b.h