Klan News ka mundur të zbardhë dinamikën e ngjarjes së rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranës.
Kështu, në orën 12:00 bashkëshortët Saliaj do të zhvillonin seancën e radhës të divorcit në Gjykatën e Tiranës. Në pritje të nisjes së saj, palët po pinin kafe në të njëjtin lokal në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet.
Mexhit Picari ndodhej në tavolinë në vajzën e tij Dhuratën, ndërsa ish-dhëndri Kudret Saliaj dhe avokatin e tij Adriatik Cama në një tavolinë tjetër. Në këtë moment, Mexhit Picari është ngritur nga tavolina dhe iu është afruar ish-dhëndrit duke e qëlluar me pistoletë. Kudret Saliaj gjeti vdekjen në vendngjarje, ndërsa avokati i tij mbeti i plagosur.
Menjëherë pas krimit, Picari u largua në këmbë mes pallateve. Ai u arrestua pak kohë pas ngjarjes në zonën e Yzberishtit, në shtëpinë e vajzës së tij.
Në dëshminë e parë të dhënë për oficerët e policisë, Mexhit Picari mësohet të jetë shprehur se gjithçka kishte bërë, e kishte bërë për dinjitetin e vajzës, sepse sipas tij ish-dhëndri e kishte akuzuar pa të drejtë.
Mexhit Picari ishte është ish-polic i Burgjeve dhe armën mësohet se e kishte pa leje.
Historia e Dhurata Saliajt nuk është e panjohur për publikun. Kjo pasi më 9 Nëntor të 2020-s, së bashku me të atin Mexhit Picari, autorin e këtij krimi të rëndë, historinë e saj e rrëfeu në emisionin “Uniko”, në Klan Plus të gazetarit Spartak Koka.
/a.r