Megjithëse termi “failure”, dështim i zemrës, tingëllon i frikshëm, nuk do të thotë që zemra ka dështuar ose ka ndaluar së punuari.
Përkundrazi, është një gjendje që zhvillohet kur muskuli nuk është në gjendje të pompojë një furnizim të mjaftueshëm të gjakut në trup.
Mund të rezultojë nga kushte të caktuara, të tilla si arteriet e ngushtuara në zemër (sëmundja e arterieve koronare), presioni i lartë i gjakut, diabeti, defekte kongjenitale të zemrës, etj.
Pasja e dhjamit të tepërt të perikardit, yndyrë rreth zemrës, gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dështimit të zemrës veçanërisht tek gratë, sipas një studimi të ri.
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai zbuluan se gratë me sasi të larta yndyre perikardiale kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë dështim të zemrës, ndërsa rreziku rritet me 50 përqind te burrat.
Dihet tashmë që mbipesha mund të dyfishojë rrezikun e dështimit të zemrës, por tani, studiuesit e kanë treguar se dhjami i tepërt i perikardit rrit më tej rrezikun e kësaj gjendje, potencialisht fatale.
“Kjo punë na siguron një mjet të rëndësishëm për të ndarë pacientët në rrezik më të lartë dhe më të ulët të dështimit të zemrës, i cili mund të çojë në ndërhyrje të hershme dhe parandalimin e dështimit të zemrës për të shpëtuar përfundimisht jetën e njerëzve”, vuri në dukje studiuesi kryesor Satish Kenchaiah.
Sa dhjamë është i tepërt apo i lartë rreth zemrës
Për këtë studim, studiuesit përcaktuan vëllimin e tepërt ose “të lartë” të yndyrës perikardiale si 70 centimetra kub (71 mililitër lëngje) tek gratë dhe 120 centimetra kub (118 mililitër lëngje) tek burrat. Nën këtë numër, shifrat u konsideruan “normale”.
Studiuesit gjetën një lidhje midis yndyrës së tepërt të perikardit dhe një rreziku më të lartë të dështimit të zemrës si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Yndyra e tepërt rreth zemrës rriti rrezikun e dështimit të zemrës me afërsisht 100 përqind, ose dyfish, te gratë dhe rreth 50 përqind te burrat.
Këshilla për të parandaluar depozitimin e dhjamit rreth zemrës
Lidhur me mënyrat dhe mjetet për të arritur dhe mbajtur peshën optimale të trupit dhe për të zvogëluar dhe shmangur depozitimin e yndyrës rreth zemrës, studiuesit sugjerojnë konsumimin e një dietë të shëndetshme për zemrën dhe qëndrimin fizikisht aktiv.
Këshilla për ta mbajtur zemrën të shëndetshme:
-Përfshini më shumë fruta, perime, drithëra, dhe ushqime të tjera me shumë fibra në dietën tuaj.
-Hani peshk me vaj, i cili përmban acide yndyrore Omega-3, të tilla si salmon, skumbri, trofta liqeni, harengë dhe sardele të paktën 2 herë në javë. Acidet yndyrore Omega-3 janë më të mirat për zemrën.
-Kufizoni ushqimet që janë të pasura me yndyrë të ngopur dhe kolesterol.
-Kufizoni kripën (natriumin).
-Qëndroni në një peshë të shëndetshme duke ekuilibruar kaloritë që hani me aktivitetin fizik.
-Hani të paktën dy racione peshku çdo javë. Peshqit me vaj, të cilët përmbajnë acide yndyrore Omega-3, janë më të mirët.
-Kufizoni pijet dhe ushqimet me sheqer të shtuar.
-Pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit janë gjithashtu faktorë rreziku për dështimin e zemrës. Nëse pini alkool, pini sa më pak dhe lini duhanin. Qëndrimi fizikisht aktiv dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme.
/a.r