Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Në fund Kolegji Zgjedhor rreëzoi padinë PD e LSI per qarkun Berat si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.
LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.
Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.
Në pretendimin e saj, LSI kërkonte mandatin pasi në Berat diferenca me PS ishte vetëm 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.
Në 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.
Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor.
Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.
g.kosovari