Pasi ka vulosur rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën, sot Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Më datë 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.
Vendimin për rrëzimin e padive të bëra nga PD dhe LSI për Vlorën dhe Gjirokastrën, Kolegji e mori duke i konsideruar si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesat ankimore të partive politike.
Vlora është qarku i dytë pas Gjirokastrës, mes 9 të kontestuarve ku vulosen zgjedhjet e 25 prillit. Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor. Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.
KAS ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin dheë pak ditë më parë rrëzoi kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Korçën, Elbasanin dhe Fierin, të cilat ishin qarqet e fundit.
g.kosovari