Sipas MeteoAlb mot kryesisht i kthjellët dominon në Ultësirën Perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites.
Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë duke filluar nga orët e para të mëngjesit në territorin e Kosovës. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse në veri dhe lindje herë pas herë do ketë kalime vranësirash, por pa mundur të gjenerojnë reshje shiu.
Maqedonia e Veriut
Mbetet territori i MV në ndikimin e kthjellimeve gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat lindore duke lënë pjesën tjetër të republikës së MV në ndikimin e motit të kthjellët.
Rajoni dhe Europa
Vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të kenë Europa Qendrore dhe Pellgu i Detit të Zi. Ndërsa dominimi i moti të kthjellët vijon në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, më të theksuara kthjellimet mbeten në gadishullin e Ballkanit dhe Europën Jugperëndimore.
g.kosovari