Lajm i trishtë për Partinë Demokratike, pasi themeluesi i degës së PD në Delvinë, Dhimo Naçi, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i PD-së Delvinë, Hari Imeri, i cili shkruan se qyteti i Delvinës humbi një qytetar të ndershëm.
“Dega e Partisë Demokratike Delvinë, humbi një prej themeluesve të saj, z.Dhimo Naçi.
Delvina humbi një qytetar të ndershëm, bashkëshortja dhe fëmijët njeriun më të dashur. Në emër të Degës të Partisë Demokratike Delvinë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, fëmijëve dhe gjithë të afërmve të tij”, shkruan Imeri.