Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka raportuar në seancë plenare raportin vjetor të ILD-së. Metani raportoi mbi 300 mijë dosje të përcjella në ILD për vitin 2020, ndërsa foli dhe për numrin e lartë të dosjeve të trashëguara.
“Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara nga ILD nga institucionet. Gjatë 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Përmbushja e objektivave që i kemi vënë vetes do më shumë kohë. Do doja të falënderoja Kuvendin për mbështetjen ndaj ILD. ILD e hapur për të finalizuar reformën e thellë drejtësi për të tërë. 5 vjet pas miratimit të reformës është koha që qytetarët të shohin rezultate”.
Sa i përket ankesave në institucionin që drejton, Metani thotë se janë qytetarët ata të cilët ankohen më shumë.
“Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët, rreth 90% më i pakët nga institucionet. Qytetarët ankohen për zvarritjen e gjyqeve dhe proceseve gjyqësore, por edhe me zgjidhjen e çështjes që nuk është kompetenca jonë. Këto 5 muaj ka një dinamikë më të madhe, informacioni poër trajtimin e ankesave është online”.
Synimi i ILD-së, u shpreh më tej Metani, është ndryshimi i konceptit të inspektimit.
/a.r