Një tjetër vrasje ka përgjakur qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 maji, në katin e 5 të një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Shkëlzen Velaj, rreth 35 vjeç, dhe është sulmuar në pragun e shtëpisë.
Sipas dëshmive, në godinë është dëgjuar një breshëri kallashnikovi. Forca të shumta policie janë në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e vrasjes.
Nga burimet bëhet e ditur që viktima është i vëllai i Ardi Velajt, një nga viktimat e të ashtuquajturës “masakra e Çoles” ku në 2015 humbën jetë tre persona mes tyre pikërisht Ardi Velaj, si dhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.
Ndërkohë, një automjet tip BMW që dyshohet të jetë i lidhur me ngjarjen është gjetur e djegur në Risili.
Pika postblloqesh janë ngritur nga forcat e rendit në Orikum, në rrugën e lumit të Vlorës dhe në autostradën Vlorë – Fier.
/b.h