Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se dosja e 21 Janarit e hapur pas 10 viteve erdhi për shkak të informacioneve të reja, duke shtuar se ka një hetim të rifilluar për të gjetur autorin apo autorët e tjerë të përfshirë.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Imeraj tha se ka qenë një kërkesë e policisë me elemente të reja që u bë shkas për hapjen e këtyre hetimeve.
“Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dher është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë. Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit. Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor. Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet. Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematika. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.
g.kosovari