15 kg heroinë u sekuestrua nga Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me FRONTEX.
Videoja që po shikoni tregon pakot me heroinë që u sekuestruan mbrëmjen e sotme në Kakavijë.
Siç shihet dhe në pamje, vetë drejtuesi i kamionit që tashmë është vënë në pranga, kishte përshtatur një vend në kroskotin e mjetit për të fshehur drogën.
Kapakun sipër e kishte mbyllur me ngjitëse. Por, pavarësisht ‘dhomës’ se krijuar, 63-vjeçari me inicialet Sh.P., është zbuluar në kufi. 15 kg heroinë u sekuestruan, ndërsa ai vetë u vu në pranga.
g.kosovari