Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ kanë mbërritur 40.800 vaksina AstraZenenca, si pjesë e mekanizmit COVAX.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama, i cili tha se me këto vaksina të mbërritura deri tani në Shqipëri dhe të tjera që do të merren sipas kontratës do të vijojë plani i vaksinimit.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama.
/b.h