Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Roland Berzani, u pritën në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Nikolaos Panagiotopoulos.
Ambasada shqiptare në Athinë thekson se gjatë këtij takimi, biseda u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe prespektivën e tij për të ardhmen, zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë, si dhe në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë midis dy Ministrive të Mbrojtjes.
Një ditë më parë ambasadorja shqiptare zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.
/b.h