Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktima nga COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 48 pacientë.
Nga 3,057 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë, të identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.
Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë ditës së sotme, me uljen e rasteve dhe shtrimeve në spitale për shkak të koronavirusit është mbyllur edhe COVID 2 ‘Shefqet ndroqi’ duke iu kthyer punës së tij primare, atë të kurimit të sëmundjeve respitarore dhe pneumologjisë. Spitali “Shefqet Ndroqi”, i përshtatur si COVID/2 do t’i rikthehet sërish funksionit të Sanatoriumit, pasi rreth 17 pacientët e infektuar do të transferohen te Spitali Infektivi në Tiranë.
Statistika (2 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,057
Testime totale 726,739
Raste pozitive 132,351
Raste të shëruara 129,521
Raste Aktive 379
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 128
Korçë 63
Shkodër 59
Berat 33
Lezhë 25
Elbasan 23
Vlorë 13
Gjirokastër 14
Durrës 6
Kukës 6
Fier 4
Dibër 5
/b.h