Parlamenti i Izraelit zgjodhi ish-politikanin e qendrës së majtë Isaac Herzog si President të vendit, një rol që është kryesisht ceremonial por gjithashtu synon të promovojë unitetin midis grupeve etnike dhe fetare.
Herzog mundi kandidaten rivale Miriam Peretz, një edukatore me një votim të 120 ligjvënësve. Ai do të marrë presidencën muajin tjetër, duke zëvendësuar Reuven Rivlin, i cili po përfundon mandatin e tij shtatë-vjeçar.
Ai ka fituar më një rezultat historik pasi ka mposhtur Miriam Peretz 87 me 27. I zgjedhur për herë të parë në parlament në 2003, Herzog, 60 vjeç, vazhdoi të drejtojë partinë Laburiste. Posti i tij më i fundit publik ishte si kreu i Agjencisë Hebraike për Izraelin, e cila inkurajon emigracionin.
Si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses. Zgjedhja e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare në Izrael janë duke garuar me kohën për të arritur formimin e një koalicioni qeverisës, çka mund t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
/b.h