Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë të lirë dy kontrollorët e trafikut ajror, Munih Mezini dhe Armand Fezga.
Në seancën e sotme është vendosur detyrim paraqitje për të dy punonjësit e trafikut ajror.
Ata u arrestuan në prill si organizatorë të grevës së Albcontrol në Rinas që bllokoi punën në aeroport. Fillimisht ata u lane ne arrest shtepia, ndersa sot u vendos detyrim paraqitje.
Kontrollorët kanë paditur kompaninë në Gjykatë Administrative për një vendim të muajit prill të Këshillit Mbikëqyrës, i cili u ka shkurtuar pa afat pagat. Kjo solli edhe një proteste të tyre, duke pezulluar fluturimet ne Shqipëri për 48 ore.
Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
g.kosovari