Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së PS.
BalkanWeb mëson se ai do të udhëtojë në Turqi prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30.
Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen ‘online’. Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa do të diskutohet dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.
g.kosovari