Janë publikuar pamjet nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj.
Në pamje shikohet Begaj në këmbë në portën e shtëpisë, ndërsa brenda në makinën e tij janë fëmijët. Një person me uniformë policie dhe me maskë i afrohet dhe e qëllon.
Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt është bërë publike nga ‘Faxweb’. Në video shihet se Begaj ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.
Në nje moment, viktima del nga makina dhe ikën nga drejtimi i banesës. Më pas ai rikthehet, duke u përballur me një person që shihet i veshur me rroba policie. Ata të dy përballen me njëri-tjetrin, e më pas ‘polici’ e qëllon Begajn me armë e largohet.
Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.
Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.
g.kosovari