Greqia ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Vuçiç duke siguruar se nuk do e njohë Kosovën.
Ministria e Jashtme e Greqisë për mediat e Kosovës ka deklaruar se nuk ka njohje dhe qëndrimi mbetet i pandryshueshëm.
Vuçiç ditë më parë ishte shqetësuar për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në nivel tregtar e ekonomik teksa iu lut qeverisë greke që mos merrte vendim të njihte Kosovën.
Për më tepër ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë këtë muaj Kosovën.
/b.h